Aktualitet

Aksident në Maminas, makinat përfundojnë njëra mbi tjetrën, plagosen dy drejtuesit

2 Gusht 2021, 17:19 Nga DOSJA
Aksident në Maminas, makinat përfundojnë njëra mbi

DURRËS– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Maminasit.

Dy automjete janë përplasur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonin dhe kanë përfunduar njëra mbi tjetrën.

Siç shihet dhe në foto, një mjet fuoristradë e tipit “Ford” ka goditur nga mbrapa një mjet të llojit “Benz” duke bërë që ky i fundit të anohet plotësisht. Të plagosur kanë mbetur të dy drejtuesit e mjeteve që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne maminas aksident ne maminas

Sondazh

Poll