Bota

SHBA uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë: Njohje reciproke me Serbinë

17 Shkurt 2019, 10:46 Nga DOSJA
SHBA uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë: Njohje

KOSOVË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me anë të një letre i ka uruar Kosovës dhe qytetarëve të saj 11–vjetorin e Pavarësisë.

Në letrën e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit thuhet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në të ardhmen për më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet.

Po ashtu në këtë letër theksohet dhe fakti që Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun dhe të kenë një njohje reciproke.

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, e uroj Kosovën për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shtetin të pavarur dhe sovran.

Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën që t’i hapë dyert drejt së ardhmes me më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet në dekadën e dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qëndrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni kërkon zhvillime të vazhdueshme për t’i forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne dëshirojmë ta vazhdojmë ndërtimin e partneritetit tonë dypalësh, të mbështetur në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën për ta shtruar rrugën e saj drejt integrimit të mëtutjeshëm në Evropë.

Shtetet e Bashkuara e çmojnë lidhjen e fortë mes popujve tanë dhe do t’i mbështesin hapat e atyre që punojnë për ta nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës”, shkruhet në letrën e Mike Pompeo.

Kosova dhe Serbia janë në një fazë të ngrirë të dialogut të tyre që pas vendosjes së taksës 100% nga qeveria e Haradinajt. BE dhe SHBA janë të ndara në qëndrimin e tyre për taksën, pasi qeveria e Trump ka bërë thirrje që taksa të pezullohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 11 vjet shtet kosova e pavarur kovove serbi mike pompeo njohje reciproke 11 vjet shtet kosova e pavarur kovove serbi mike pompeo njohje reciproke

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2019, 17:12

Venezuela po “vdes”/ SHBA e braktis

Bota ka përjetuar ndër vite humbje të mëdha ekonomike, por Venezuela është një nga më të keqet deri tani. Vendi ka një humbje të PBB-së reale më të lartë se ajo...