Avokatët e Haradinajt zbulojnë deklaratat konfidenciale të kryetares së Gjykatës Speciale, kërkojnë përjashtimin e saj
HAGË– Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt besojnë se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenda dhe zëvendësi i saj, gjykatësi Cherles Smith po ia mbajnë anën Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se po e minojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e kësaj gjykate. Kësisoj, ata kanë kërkuar përjashtimin e të dyve, raporton Gazeta Express.
Në një shkresë të dorëzuar që mban kërkesën spefikie për përjashtim si titull me shkronja të mëdha, avokatët e Haradinajt shruajnë se kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, me disa deklarata e ka minuar gjyqësorin e pavarur dhe të paanshëm.
“Deklaratat e Kryetares Trendafilova në një njoftim konfidencial diplomatik minojnë gjyqësorin e saj të pavarur dhe të paanshëm, vendimmarrjen dhe përfaqësimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe dëmtojnë seriozisht administrimin e drejtësisë para Dhomave të Specializuara ose funksionimin e Dhomave të Specializuara në mënyrën e duhur dhe atë të Kryetares Trendafilova”, thuhet në parashtresë.
Avokatët e nënkryetarit të OVL-së shkruajnë tutje se të drejtat dhe interesat e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit preken ndjeshëm nga prania e kryetares së Gjykatës Speciale, në cilësinë e saj si përfaqësuese si dhe në cilësinë e saj si gjykatëse. Ata besojnë se ka rrezik që kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova të abuzojë me autoritetin e saj duke promovuar dhe favorizuar kauzën e Prokurorisë.
Tutje, aty është kërkuar edhe përjashtimi i nënkryetarit të Gjykatës Speciale, Charles Smith. Për ta mbështetur kërkesën, mbrojtja e Haradinajt ka përdorur, ndër tjerash, edhe deklaratat e ish-kryetarit të kolegjit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons.
“Në bazë të sjelljes paraprake të nënkryetarit Smith në një zyrë të lartë gjyqësore në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX”), ai dyshohet për abuzim të demonstruar të autoritetit gjyqësor dhe ushtrim të presionit politik që minon vendimmarrjen e tij gjyqësore dhe e rrezikon seriozisht atë duke dëmtuar administrimin e duhur të drejtësisë para Dhomave të Specializuara ose funksionimin e duhur të brendshëm të Dhomave të Specializuara”, thuhet në këtë kërkesë.
“Mbrojtja mbështetet ndër të tjera në një deklaratë të dëshmitarit të gjykatësit Malcolm Simmons, e cila i është bashkangjitur kësaj kërkese. Për më tepër, më 12 korrik 2021, gjykatësi Simmons paraqiti dëshminë e tij në Kuvendin e Kosovës, në Komisioni për Çështjet Parlamentare dhe Legjislative”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.
Çfarë tha kryetarja e Gjykatës Speciale, sipas avokatëve të Nasim Haradinajt?
Mbrojtja e nënkryetarit të OVL-së, thotë se Ekaterina Trendafilova u ankua për avokatët e të akuzuarve dhe se i ka akuzuar ata për vonesën e procedurave paragjyqësore. Gjithashtu thuhet se ngitjen e çështjes së mospranisë së flamurit të Kosovës në Gjykatën Speciale, Trendafilova e ka cilësuar si provokim ndaj gjykatësit të procedurës paraprake.
“Kryetarja u ankua se [REDAKTUAR] numri i avokatëve po e ndërlikon punën e Dhomave të Specializuara, duke nënkuptuar se mbrojtja është në një farë mënyre përgjegjëse për vonesa në procedurë. Lidhur me një pyetje se pse Dhomat e Specializuara nuk e shfaqin flamurin e Kosovës [REDAKTUAR], ose stemën, Kryetarja e quajti këtë një provë dhe provokim të gjykatësit të procedurës paraprake [REDAKTUAR ]”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.
Tutje, thuhet se kryetarja e Speciales kishte thënë se ka nisur një fushatë e orkestruar shpifëse kundër Dhomave të Specializuar.
Kryetarja e Speciales thuhet se ka marrë pjesë në këtë panel konfidencial duke raportuar së bashku me Prokurorin Special,
“Vihet re se deklaratat e bëra nga Prokurori Special u bënë në prani të Kryetares. Asnjë përpjekje nuk u bë nga Kryetarja për t’u distancuar nga pozicioni i avancuar dhe as nuk u bë një përpjekje nga ajo që të ofrojë ndonjë pikëpamje të kundërt. Më tej, thjesht prania e Kryetares në panel me Prokurorin Special ku u diskutuan rastet në vazhdim krijon një situatë të pamundur për Kryetaren që ta marrë çdo vendim administrativ apo gjyqësor në mënyrë të paanshme. Kështu, Kryetarja, përmes akteve të saj dhe lëshimeve, miratoi pozicionin e Prokurorit Special, dhe si rezultat ka minuar rrënjësisht paanësinë dhe pavarësinë e saj”, thuhet në shkresën e avokatëve të Nasim Haradinajt, raporton Express.
Deklaratat e Trendafilovës cilësohen të pabazuara, të padrejta dhe joetike nga avokatët e Nasim Haradinajt. Ata shkruajnë se kjo nuk duhet të tolerohet.
Si përfundim, dy avokatët Cadman dhe Buckley kanë kërkuar që kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova të përjashtohet për t’i kryer rolet e saj, pasi mendojnë se kjo është në interes të drejtësisë.
“Për arsyet e parashtruara më lart, me respekt paraqitet se është në interesat e drejtësisë që: a Kryetarja të përjashtohet ose skualifikohet për të përmbushur çdo rol gjyqësor, rol administrativ ose menaxhimin e rastit në rastin në fjalë, duke përfshirë – por jo i kufizuar vetëm në këtë – caktimin e gjykatësve në panele ose marrja e vendimeve në lidhje me përjashtimin”, thuhet në kërkesën e avokatëve./Express/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
“Ata na trajtojnë si perëndesha”/ Narko-estetika në Meksikë, gratë bëhen trofe e trafikantëve të drogës: Më paguaj
MEKSIKË-Shteti Sinaloa në Meksikën Perëndimore është shtëpia ë kartelit më të fuqishëm të drogës në vend. Rafaela Martinez Terrazas, një doktoreshë operaci...
Po tentonin ti arratiseshin policisë, humbin jetën dy persona në Britani si pasojë e një aksidenti, mjeti shkatërrohet plo
BRITANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku kanë mbetur të vdekur dy persona si pasojë e një aksidenti teksa po tentonin ti arratiseshin policisë....
E rëndë në Greqi/ Grabitësi përplas 52-vjeçar dhe e tërheq zvarrë me makinë, ndalon i vjedh çantë dhe largohet me shp
GREQI– Një incident i paimagjinueshëm për nga ashpërsia ka ndodhur mesnatën e së dielës në rrugën Levidou, në qendër të Kfissia të Greqisë, ku një grua 52...
Kurti flet për reciprocitetin me Serbinë: Nuk kemi hequr dorë dhe nuk e kemi për hakmarrje, do ta përdorim për të hequr b
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancë së sotme parlamentare ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë.Kurti u shpreh se...
I nxehti pushton Greqinë/ masat për të mbrojtur punonjësit kundër temperaturave të larta, pushim gjatë orëve të pikut
GREQI-Dy qarkore janë lëshuar nga ministritë kompetente në Greqi të cilat parashikojnë një pushim nga puna për nëpunësit civilë që i përkasin grupeve të cenuesh...
Gjendet pas dy ditësh një turist i vdekur në Kretë, nuk ishte raportuar i zhdukur dhe nuk dihen shkaqet
GREQI- Një turis i huaj është gjendur i vdekur pranë zonën Agia Roumeli në ishullin grek të Kretës.Zhdukja e tij nuk u raportua, megjithëse vlerësohet se ai mun...
Sherr mes vajzash në Prishtinë / E reja nga Shqipëria bën për spital vajzën nga Kosova
KOSOVË-Një sherr mes vajzash ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë ku njëra ndër vajzat ka përfunduar në spital.Policia raporton se në shesh janë përf...
Protestat masive në Gjermani kundër masave anti-Covid shënojnë viktimën e parë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u ar
GJERMANI– Një 49-vjeçar ka vdekur pasi u arrestua nga oficerët gjatë protestave kundër masave të qeverisë gjermane për të parandaluar përhapjen e C...
Më shumë se 700 emigrantë u shpëtuan nga rreziku i mbytjes në Mesdhe këtë fundjavë, më i vogli vetëm 3 muajsh
LIBI– Anijet e shpëtimit kanë marrë më shumë se 700 njerëz këtë fundjavë ndërsa ata po përpiqeshin të kalonin Mesdheun me anije të improvizuara, kryesisht...