Bota

E rëndë në Greqi/ Grabitësi përplas 52-vjeçar dhe e tërheq zvarrë me makinë, ndalon i vjedh çantë dhe largohet me shp

2 Gusht 2021, 10:20 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Grabitësi përplas 52-vjeçar

GREQI– Një incident i paimagjinueshëm për nga ashpërsia ka ndodhur mesnatën e së dielës në rrugën Levidou, në qendër të Kfissia të Greqisë, ku një grua 52-vjeçare u tërhoq zvarrë.

Sipas Protothemës, gruaja ishte duke ecur me shoqen e saj në një nga rrugët kryesore të qytetit, kur një automjet tip Fiat. Shoferi misterioz shtyp gazin dhe pasi e përplas, e tërheq gruan zvarrë dhe në fund ajo përfundon duke u përplasur në një tjetër automjet.

Pastaj autori iu afrua asaj dhe para se viktima të reagonte, ai i rrëmbeu çantën që  ajo mbante në shpatullën e saj të djathtë. Ishte ngjyrë bezhë dhe përmbante portofolin e saj, ID, kartat e kreditit, patentën e shoferit dhe çelësat e shtëpisë dhe makinës së saj.

Me të marrë çantën autori i hipi makinës dhe u zhduk në rrugicat e zonës. Policia, e udhëhequr nga dëshmia e gruas, po kërkon në dosje incidente të ngjashme, ndërsa përmes kamerave në zonë, po përpiqet të identifikojë autorin dhe të bëjë të mundur arrestimin e tij.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi grabitje ne greqi

Sondazh

Poll