Bota

Po tentonin ti arratiseshin policisë, humbin jetën dy persona në Britani si pasojë e një aksidenti, mjeti shkatërrohet plo

2 Gusht 2021, 10:27 Nga DOSJA
Po tentonin ti arratiseshin policisë, humbin jetën dy persona në

BRITANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku kanë mbetur të vdekur dy persona si pasojë e një aksidenti teksa po tentonin ti arratiseshin policisë.

Daily Mail bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Wolverhampton  të Anglisë në orën 4 të mëngjesit të sotëm. Pamjet e makinës tip “Audi” janë të frikshme pasi makina është shkatërruar plotësisht.

Autoritetet britanike, bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

“Përplasja ishte fatale dhe për pasojë të dy personat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aksident neangli vdesin dy persona ne angli aksident neangli vdesin dy persona ne angli

Sondazh

Poll