Bota

Protestat masive në Gjermani kundër masave anti-Covid shënojnë viktimën e parë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u ar

2 Gusht 2021, 09:16 Nga DOSJA
Protestat masive në Gjermani kundër masave anti-Covid

GJERMANI– Një 49-vjeçar ka vdekur pasi u arrestua nga oficerët gjatë protestave kundër masave të qeverisë gjermane për të parandaluar përhapjen e COVID-19, tha policia të hënën.

Policia tha se burri ishte ankuar për ndjesi shpimi gjilpërash në krah dhe kraharor, ndërsa oficerët kontrolluan letërnjoftimin e tij në rrethin Mitte të kryeqytetit, ku mijëra protestues ishin mbledhur të dielën pavarësisht ndalimit zyrtar të demonstratave.

Sipas Euronews, policët i dhanë ndihmën e parë burrit derisa mbërriti një ambulancë dhe e çuan në spital, ku më vonë ai vdiq, tha policia. Një hetim është hapur për vdekjen e burrit.

Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat panë shpërthime dhune ndërsa protestuesit kundërshtuan urdhrat për t’u shpërndarë dhe u përpoqën të thyenin linjat e policisë.

Protestat pasojnë demonstrata të tjera në shkallë të gjerë kundër masave të koronavirusit në të gjithë Evropën. Mijëra njerëz kanë dalë për të protestuar ndaj kërkesave të vaksinimit në Francë gjatë tre fundjavave të fundit, ndonjëherë duke u përplasur me policinë, dhe rreth 80,000 njerëz protestuan në qytetet në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne gjermani vaksinimi ne gjermani protesta ne gjermani vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll