Aktualitet

Artan Hoxha: Ndonjë nga gazetarët e përgjuar mund të tregojë se thesin me paratë e krimit ia ka çuar pronarit të televiz

1 Gusht 2021, 14:59 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Ndonjë nga gazetarët e përgjuar mund të

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka lënë komentin e tij poshtë shkrimit të kolegut Elton Qyno i cili zbuloi se në dëshminë e të penduarit Mariglen Shusha pas prangosjes në operacionin ‘Shpirti”, është përfshirë dhe prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi.

Në shkrimin ku Qyno sqaroi gjithashtu se bazuar në dëshmitë që ai ka lexuar nuk ka asnjë gazetar të përfshirë në grupet kriminale, Artan Hoxha shkruan se shpreson që ai gazetari i përgjuar të mos tregojë se thesin me paratë e krimit ia ka çuar direkt në zyrë pronarit të televizionit, që është edhe drejtor, edhe kryeredaktor, redaitor e madje dhe redaitor rrethesh, por pa përmendur emra.

“Ishallah nuk pendohet ndonje nga ata gazetaret e pergjuar nga rrota e mullirit dhe tregon se thesin me parate e paguara nga krimi organizuar e ka çuar direkt ne zyren e pronarit te televizionit, qe eshte edhe drejtor, edhe kryeredaktor, edhe redaktor madje dhe redaktor rrethesh,”- shkruan Hoxha.

Gazetari Elton Qyno, në një shkrim të gjatë dhe sqarues në profilin e tij në Facebook, shkruante se për ditë me radhë ka marrë dhjetëra telefonata nga persona që ishin të interesuar për të ditur emrin e gazetarit të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Sipas zërave, gazetari kishte marrë disa mijëra euro nga grupet kriminale për të mos denoncuar në media parcelat e tyre me kanabis, por të kundërshtarëve të tyre.

Në dëshminë që ai vetë ka siguruar nga i penduari i grupit të kryesuar nga Ilir Duçkollari, (Daja), Mariglen Shusha, Qyno shkruan se ai nuk flet për asnjë gazetar, por emra zyrtarësh e ish-zyrtarësh të tjerë që deri më tani nuk kanë dalë në dritë. Mes tyre dhe prokurori Eneid Nakuçi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha eneid nakuci operacioni shpirti artan hoxha eneid nakuci operacioni shpirti

Sondazh

Poll