Aktualitet

Gjashtë të plagosur! Dalin pamjet nga aksidenti në Fier, “Benz”-i ka përfunduar i shkatërruar në kanal, e drejtonte nj

1 Gusht 2021, 13:59 Nga DOSJA
Gjashtë të plagosur! Dalin pamjet nga aksidenti në Fier,

FIER– Videoja që po shikoni vjen nga Semani, aty ku ka ndodhur një aksident. Siç shihet edhe nga pamjet, një nga makinat e aksidentuara ka përfunduar totalisht e shkatërruar dhe në një kanal. Mësohet se në total janë gjashtë persona të plagosur, përfshirë edhe drejtuesit e mjeteve.

Përmes njoftimit zyrtar, Policia bëri me dije se rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe  “Volksëagen”.  Mjetin e llojit “Benz” e drejtonte një 16-vjeçar që ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe  “Volksëagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 6 te plagosur ne fier aksident ne fier 6 te plagosur ne fier aksident ne fier

Sondazh

Poll