Bota

COVID-i rivendos kushtëzime/ Italia shtrin kufizimet për turistët britanikë, Greqia po konsideron masa të reja

1 Gusht 2021, 06:34 Nga DOSJA
COVID-i rivendos kushtëzime/ Italia shtrin kufizimet për turistët

ROMË– Italia ka zgjatur kufizimet e udhëtimit për turistët britanikë dhe Greqia po konsideron rregulla të reja për pushuesit nga Mbretëria e Bashkuar. Zëvendësministri grek i mbrojtjes civile Nikos Hardalias tha se Mykonos dhe Ios ishin “një hap” larg vendosjes së kufizimeve për shkak të rritjes së rasteve me COVID. Ai gjithashtu ngriti shqetësime lidhur me ishujt: Zante, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos.

Në Itali, rregullat e karantinës janë zgjatur për turistët britanikë edhe për një muaj tjetër, pasit të gjithë duhet të tregojnë test negativ Covid-i, të karantinohen për pesë ditë dhe të testohen përsëri në fund të periudhës së tyre të izolimit për të hyrë në Itali. Greqia, e cila varet shumë nga turizmi, ishte mbështetur në promovimin e ishujve “pa Covid” për të tërhequr vizitorët këtë verë, pas verës së saj më të keqe në dekada që u shënua në vitin 2020.

Britania dhe Gjermania janë zakonisht burimet më të mëdha të vizitorëve të Greqisë, por Gjermania e renditi Greqinë si një zonë të rrezikut të lartë të koronavirusit këtë muaj pas rritjes së rasteve. Tani e gjitha varet nga numri i të infektuarve, ata do të vendosin lidhur me fatin e ekonomisë greke.

Marrë nga Standard.co

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota greqi itali pandemia e koronavirusit greqi itali pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 20:51

Varianti Delta: Të pranohet se lufta ka ndryshuar

SHBA- Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masa&c...