Bota

Pamje të rralla, një pilot raporton një ‘njeri fluturues’ pranë një avioni që shkonte drejt Los Anxhelosit

1 Gusht 2021, 06:33 Nga DOSJA
Pamje të rralla, një pilot raporton një ‘njeri

SHBA– Një pilot i një Boeing 747 pranë Los Anxhelosit raportoi të mërkurën mbrëma një pamje të pazakontë në ajër, një njeri i cili fluturonte me një aparaturë mekanike të cilin mediat e kanë konsideruar si ‘Njeriu i hekurt’.

Një pilot Boeing 747 raportoi se pa një objekt që mund t’i ngjante një njeriu 15 milje në lindje të LA në lartësinë 5.000 këmbë të mërkurën rreth orës 6:12 pasdite. Nga një kujdes i madh, kontrolluesit e trafikut ajror lajmëruan pilotët e tjerë në afërsi.”– tha një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit për ABC News.

Kontrolluesit e trafikut ajror mund të dëgjoheshin duke drejtuar pilotët në zonë që të kenë kujdes ndaj këtij ‘subjekti’. Zëdhënësi i FAA tha se nuk kishte “objekte të pazakonta” që ishin shfaqur në radarin rreth LA rreth asaj kohe të Mërkurën.

Pamja e supozuar ndjek disa të tjera që datojnë në fillim të vitit 2020. Në Dhjetor 2020, një pilot i Kalifornisë Jugore kapi një video të asaj që dukej se ishte një person me një që fluturonte jashtë Gadishullit Palos Verdes në rreth 3.000 këmbë. Një pamje tjetër u raportua në gusht 2020, pasi dy pilotë të ndryshëm të linjave ajrore komerciale raportuan se panë një burrë që fluturonte pranë LA. Agjencia thotë se merr më shumë se 100 raporte të tilla çdo muaj.

Operatorët e paautorizuar që fluturojnë rreth aeroplanëve, helikopterëve dhe aeroporteve janë të paligjshëm dhe mund t’i nënshtrohen gjobave dhe akuzave penale, përfshirë edhe burgun, thotë FAA. Zëdhënësi i FAA tha se agjencia punon me FBI për të hetuar këto pamje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota administrata federale e aviacionit objekt i cuditshem ne shba administrata federale e aviacionit objekt i cuditshem ne shba

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 20:51

Varianti Delta: Të pranohet se lufta ka ndryshuar

SHBA- Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masa&c...