Politike

‘Dy persona po mbahen peng…’/ Rama jep DETAJET nga kampi i FERRIT: Gjatë operacionit iu kërcënua jeta edhe…

1 Gusht 2021, 06:27 Nga DOSJA
‘Dy persona po mbahen peng…’/ Rama jep DETAJET nga kampi i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur operacionin e zhvilluar në kampin e luftës në Siri, duke bërë me dije se dy shqiptarë po mbahen peng por ka preferuar që të mos i bëjë me dije emrat e tyre. Lidhur me operacionin e riatdhesimit të sotëm, ai ka shtuar se ka qenë një nga më të vështirët pasi është rrezikuar edhe jeta e të përfshirëve në finalizimin e tij.

PJESË NGA KONFERECA: 

Si do të riintegrohen?

Rama: Do i drejtohen një strukture në Durrës dhe do të bëhen të gjitha ekzaminimet, do të kenë një periudhë karantinimi dhe pastaj sipas rastit do të çohen ose nëpër shtëpi, ose në struktura të posaçme. Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, kjo e bën më të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë. Nga pikëpamja psikologjike jemi përgatitur.

Pse ishte një nga më të vështirët si operacion? A ka fëmijë të tjerë?

Rama: Zhvillohet në terren forcash që janë në luftë me njëra-tjetrën. Nuk janë kampe pushimi por luftrash. Është punë me persona të inflirtruar. Janë edhe njerëz që nuk shfaqen ose që janë pengje. Ka pasur rrezik për jetën e personave të përfshirë në operacion. Sa i përket numrit, është punë kërkimore, kemi nisur një numër profilesh prej fillimit kur janë bërë kontaktet. Por i kemi që nga koha e mëparshme. Është e paqartë sa mbeten brenda.

A janë identifikuar shqiptarët që refuzojnë të kthehen?

Ka raste sporadike, dy raste. Nuk them emra. Por janë pengje të personave të tjerë në kampe. Nuk shkëputen dot. Kanë frikë se nëse shkëputen mund t’u merret vdekja.

Kishin shprehur dëshirë për t’u atdhesuar?
Rama: Ka një bazë vullnetare, nuk i tërheqim dot me forcë.

LAJMI KRYESOR: Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë! Rama: Operacion i vështirë, u rrezikuan jetë! Do kemi të tjera 2 persona refuzuan të ktheheshin, janë pengje

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama riatdhesimi nga siria 1 gusht edi rama riatdhesimi nga siria 1 gusht

Sondazh

Poll