Politike

Veliaj në Tokyo, Këlliçi: Fondet e ‘bredhjeve ajrore’ të tij nuk bëhen publike

31 Korrik 2021, 18:30 Nga DOSJA
Veliaj në Tokyo, Këlliçi: Fondet e ‘bredhjeve

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka cilësuar jryetarin e Bashkisë Etion Veliaj, një mashtrues. Pas publikimit të lajmit nga Dosja.al për udhëtimin e Veliajt në Tokyo, Këlliçi shkruan se Veliaj ka shkuar në Tokio, si një kampion olimpik i  mashtrimit.

Këlliçi shton se fondet e ‘bredhjeve ajrore’ të Veliajt nuk bëhen me dije, duke mos bërë transparencë për qytetarët.

Postimi i Belind Këlliçit:

Mashtruesi olimpik! Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.

Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja. Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët. Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belind kelliçi erion veliaj ne tokio belind kelliçi erion veliaj ne tokio

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2021, 10:00

JAPONI- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar. Në ...