Bota

Sulmi në cisternën me naftë, Izraeli akuzon Iranin: Bota duhet të marrë masa 

31 Korrik 2021, 19:57 Nga DOSJA
Sulmi në cisternën me naftë, Izraeli akuzon Iranin: Bota duhet

IZRAEL- Izaeli ka akuzuar Iranin për sulmin e djeshëm në cisternën e naftës në detin Arabik. BBC shkruan se nga sulmi në cisternë, mbetën të vrarë dy persona një rumun dhe një britanik. Kompania, e cila i përket rrjetit izraelit të anijeve Eyal Ofer, tha se po punonte për të përcaktuar atë që kishte ndodhur.

Në një deklaratë ditën e sotme, Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Yair Lapid u shpreh se pas sulmin ndodhet Irani, dyke shtuar se bota duhet të marrë masa për këtë sulm, pasi Irani nuk është vetëm problemi i Izraelit.

“Irani nuk është vetëm një problem izraelit. Bota nuk duhet të heshtë”, u shpreh ai.

Ndërkohë nga ana tjetër Irani nuk i ka komentuar akuzat e Ministrit të Jashtëm izraelit deri tani.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota eyal ofer sulmi ne cisternen me nafte yair lapid eyal ofer sulmi ne cisternen me nafte yair lapid

Sondazh

Poll