Bota

Pranoi plagjaturën në librin që kishte shkruar, kandidati për Kancelar në Gjermani e pëson, përkrahja ndaj tij bie me 12%

31 Korrik 2021, 19:41 Nga DOSJA
Pranoi plagjaturën në librin që kishte shkruar, kandidati

GJERMANI- Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Spiegel shkruan se Laschet në librin “Republika në rritje, Imigrimi si një mundësi”, në vitin 2009 është shprehur ka përdorur një tekst që nuk është i tiji, dhe se nuk e ka cituar autorin. 

“Të paktën një autor i materialit të përdorur në libër nuk përmendet as në tekstin aktual dhe as në listën e burimeve. Për të sqaruar nëse ka ndonjë gabim të mëtejshëm, unë menjëherë do të organizoj njw kontrollim tw librit”, tha ai.

Por kjo ngjarje i kushtoi shumë Laschet, pasi përkrahja ndaj tij ra. Sondazhet e fundit e tregojnë atë me 12 % minus pas bërjes publike se ai kishte bërë plagjaturë. Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen në 26 shtator dhe Laschet do të ketë përballë Analena Barbok.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota analena barbok angela merkel armin laschet plagjature analena barbok angela merkel armin laschet plagjature

Sondazh

Poll