Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Lala: Taulant Koplikaj prishi planet e radhës për propagandë, i parapriu kryeministrit

31 Korrik 2021, 19:19 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Lala: Taulant Koplikaj prishi planet e

TIRANË– Gazetari shqiptar që punon pranë “Le ienne”, i cili ka qenë prezent në Siri në çdo mission I ka paraprirë edhe vetë kryeministrit Edi Rama e stafit të tij për dhënien e lajmit për kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Në një status në Facebbok, gazetarja Klodiana Lala shkruan se Koplikaj ka ndihmuar që edhe televizioni ku punon ajo, News 24 të lidhet me një një koleg të tijin për të marrë detaje mbi riatdhesimin e pesë grave dhe 14 fëmijëve të tyre, duke prishur dhe planet për lajme propagandë.

“Sot Taulant Koplikaj i prishi planet e radhes per propagande. Me ndihmen e tij Neës 24 komunikoi me kolegun e tij ne Siri dhe prej andej erdhen detaje per riatdhesimin e 5 grave e 14 femijeve nga kampet famekeqe ne Siri. Faleminderit Taulant per ndihmen. Kjo eshte gazetaria e vertete,”- shkruan Lala.

Fillimisht lajmi u bë me dije nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre. Më pas, Koplikaj solli detaje të reja mbi këtë operacion. Kur kryeministri Edi Rama u shfaq LIVE në Facebook-un e tij për të folur mbi kontributin e tij për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve, publiku ishte mjaftueshëm i informuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala taulant kopliku klodiana lala taulant kopliku

Sondazh

Poll