Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, flet këshilltari Ghorayeb: Ishte një nga operacionet më të vështira

31 Korrik 2021, 17:45 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, flet këshilltari Ghorayeb: Ishte

LIBAN– Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme ka shpjetuar se si është bërë e mundur nxjerrja nga kampi Roj i 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë.

Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Liban, Muhamed Veliu, Ghorayeb thotë se ky operacion i tretë ka qenë më i vështirë krahasuar me dy të parët.

“Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Qeveria Shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe ministri Çuçi kanë një ndihmë të jashtëzakonshme për tu koordinuar që kjo të ndodhë në marrjen e këtyre fëmijëve dhe grave. Ky është operacioni jonë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë por ky i treti akoma më i vështirë. Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian.

Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë,”-  deklaroi ai.

Pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë shqiptarë do të vijnë nesër në atdhe pas vitesh tmerri që kanë përjetuar nga kampi i ferrit në Siri. Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Teitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre. Në Liban ka shkuar dhe vetë Rama.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama marc ghorayeb edi rama marc ghorayeb

Sondazh

Poll