Aktualitet

DETAJE/ U mbyt dje në Lezhë, i riu ishte nëntoger në radhët e ushtrisë, gabimi fatal që i mori jetën në ujë

31 Korrik 2021, 17:31 Nga DOSJA
DETAJE/ U mbyt dje në Lezhë, i riu ishte nëntoger në

LEZHË– Paulin Rrasa, i riu që humbi jetën në Tale të Lezhës një ditë më parë, ishte nëntoger dhe ushtronte detyrën e tij në radhët e ushtrisë shqiptare. Ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar edhe gabimin fatal të Rrasës që i mori dhe jetën sapo u fut në ujë.

Mësohet se nëntogeri ka qenë duke bërë vrap në bregun e detit dhe më pas është futur të lahej. Lodhja e përjetuar gjatë stërvistjes bashkë me nxehtësinë e trupit, ka bërë që zemra e 26-vjeçarit të ndalojë sapo ra në kontakt me ftohtësinë e detit.

Rrasa pësoi atak në zemër dhe vdiq.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paulin rrasa paulin rrasa

Sondazh

Poll