Aktualitet

Nga Tirana, Dibra dhe Librazhdi, dalin DETAJE për gratë që do të riatdhesohen në Shqipëri, burrat i çuan në Siri

31 Korrik 2021, 17:52 Nga DOSJA
Nga Tirana, Dibra dhe Librazhdi, dalin DETAJE për gratë që do

LIBAN– 19 gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj. Gazetari Muhamed Veliu bën me dije për Top-Channel se ishin bashkëshortët e tyre ata që gjatë viteve 2013-2014 i kanë çuar gratë në Siri.

Drejt Tiranës do të udhëtojnë gratë me inicialet: B.K nga Tirana me 5 fëmijë; E.V nga Dibra me 4 fëmijë; L.K nga Tirana me 2 fëmijë; K.Z nga Tirana me 3 fëmijë; R. B nga Librazhdi.

Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre. Në Liban ka shkuar dhe vetë Rama.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll