Aktualitet

Përfaqësuesit e bizneseve të Vlorës kërkojnë zgjatjen e orarit për muzikën, futen brenda komisariatit dhe takojnë shefi

31 Korrik 2021, 18:25 Nga DOSJA
Përfaqësuesit e bizneseve të Vlorës kërkojnë

VLORË– Përfaqësuesit e bizneseve në qytetin e Vlorës kanë dalë të protestojnë përpara komisariatit të policisë për orarin e lejuar për muzikën. Më pas, ata janë futur brenda dhe kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit.

Një prej tyre, Ervin Sota shprehet për mediat se kërkojnë që orari i lejuar për muzikën të jetë deri në orën 24:00 dhe që mbyllja e restoranteve të bëhet në orën 02:00. Pas takimit, Sota tha se kanë rënë dakord që do të ketë një moderim të rregullave, por pa dhënë më tepër detaje.

“U diskutua për moderimin e orarit të muzikës. Kërkojmë që të shtyhet në orën 12 të natës muzika dhe shtyrja e orës së punës deri në 2 të mëngjesit, akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Na kanë dhëna shpresa se shumë shpejt do të ndodhë. Ne e ndjejmë shumë të nevojshme sidomos këtë periudhë plot me turista. Duke parë që vendet e rajonit, Mali i Zi, Kosova, Greqia, Turqia, ne kërkojmë që të mos na ikë ky fluks turistësh. Mos të detyrohemi t’i bëjmë ftesën turistëve mos ejani në Vlorë por shkoni në Prishtinë, sepse atje i keni të gjitha kushtet. Ramë dakord që të gjithë se nuk jemi për zhurmë por për të bërë biznes. Nuk ka vetëm turistë për restorante apo për të shijuar valët e detit siç tha Kryeministri. Ne jemi gati edhe për të vënë një sfond me valët e detit por vetëm të lejohemi të punojmë. Në orën 12 për ne është kulmi i orarit,”- tha ai.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bizneset ne vlore ervin sota bizneset ne vlore ervin sota

Sondazh

Poll