Aktualitet

E DHIMBSHME! Jasmina e vogël flet mes lotësh nga Siria: Dua të kthehem në Shqipëri, kam shoqet e mia

31 Korrik 2021, 16:06 Nga DOSJA
E DHIMBSHME! Jasmina e vogël flet mes lotësh nga Siria: Dua të

TIRANË– Gazetari shqiptar i “Le iene” Taulant Kopliku ka publikuar në rrjetet sociale, historinë e njërës nga vajzat shqiptare brenda kampit të ferrit në Siri. Jasmina është vetëm 11 vjeç dhe mes lotësh tregon se ka shumë dëshirë që të kthehet në Shqipëri.

Gazetari e pyet se përse është mërzitur dhe e vogla shton se dëshiron të kthehet në vendlindje ku ka të gjithë familjen dhe shoqet e saj.

Pjesë nga biseda:

Taulant Kopliku: Çfarë ke zemër, pse je mërzitur?

Jasmina: Dua të shkoj në shtëpinë time, nuk dua të rri këtu

Taulant Kopliku: Ne po bëjmë gjithçka që t’ju kthejmë në Shqipëri, nuk do t’ju lëmë këty, të jap fjalën ta premtoj. Kë ken ë Shqipëri ti?

Jasmina: Jam 11 vjeçe, kam dajat dhe tezet, më shumë kam dash dhe shoqet e mia, Amina dhe Ajla.

Taulant Kopliku: Përshëndeti shpqet e tua nga kamera, thuaja emrin.

Pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë shqiptarë do të vijnë nesër në atdhe pas vitesh tmerri që kanë përjetuar nga kampi i ferrit në Al-Howl të Sirisë. Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jasmina nga siria taulant kopliku jasmina nga siria taulant kopliku

Sondazh

Poll