Aktualitet

Publikohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

31 Korrik 2021, 15:28 Nga DOSJA
Publikohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 45 raste

SHQIPËRI– 2 mijë e 457 viktima, 402 raste aktive dhe 130 mijë e 222 të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684

Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavisuri në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavisuri në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll