Bota

Mike Pence dhe Angela Merkel “ballë për ballë” diskutojnë për BE

16 Shkurt 2019, 17:25 Nga DOSJA
Mike Pence dhe Angela Merkel “ballë për ballë”

Zëvëndës presidenti amerikan Mike Pence u prit në heshtje të premten në Mynih.

Gjatë takimit të tij me kancelaren Angela Merkel ata diskutuan për çështë që shqetësojnë jo vetëm Europën por dhe SHBA-në. Mike Pence i qortoi fuqitë europiane mbi qëndrimin që mbajnë lidhur me  Iranin dhe Venezuelën një sulm ky i heshtur ndaj aleatëve amerikanë, duke kundërshtuar gjithashtu një thirrje nga kancelaria gjermane Merkel për të përfshirë Rusinë në përpjekjet e bashkëpunimit global.

Duke përshkruar rezultatet e presidencës së Donald Trump si “të shquara” dhe “të jashtëzakonshme”, zëvendëspresidenti u tha zyrtarëve të lartë europianë dhe aziatikë se Bashkimi Evropian duhet të ndjekë SHBA-të në ndalje të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe njohjen e kreut të kongresit të Venezuelës, Juan Guaido, si president. Gjatë fjalës së tij i kushtoj rëndësi të veçant jo vetëm marrveshjes së Iranit dhe njohjes së Juan Guaido si president të Venezuelës por u mundua të zbuste paska gjuhën e ashpër të Trump lidhur me deklaratën e tij të fundit për marrdhëniet Gjermani- Rusi.

Ndërkohë që Angela Merkel reagoi e indinjuar duke marrë kështu dhe duartrokitjet nga audienca. Ndër të tjera ajo u shpreh : “Gjeostrategjikisht, Europa nuk mund të ketë interes në prerjen e të gjitha marrëdhënieve me Rusinë.Jemi krenarë për makinat tona dhe kështu duhet të jemi.Nëse kjo shihet si një kërcënim për sigurinë ndaj Shteteve të Bashkuara, atëherë ne jemi të tronditur”.

Pence më vonë u tha gazetarëve se ai dhe Merkel kishin “biseduar për të gjitha çështjet” duke përfshirë tubacionin Baltik.

“Ne nuk mund ta forcojmë Perëndimin duke u bërë i varur nga lindja,” tha Pence në mbyllje të fjalës së tij.

 

s.a/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel bashkëpunim global mike pence angela merkel bashkëpunim global mike pence

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2019, 17:12

Venezuela po “vdes”/ SHBA e braktis

Bota ka përjetuar ndër vite humbje të mëdha ekonomike, por Venezuela është një nga më të keqet deri tani. Vendi ka një humbje të PBB-së reale më të lartë se ajo...