Aktualitet

Shqiptari vrau gruan në Greqi! Policia nis hetim për dy efektivët, mund të kishin shpëtuar një jetë, parashikimi i friksh

31 Korrik 2021, 05:32 Nga DOSJA
Shqiptari vrau gruan në Greqi! Policia nis hetim për dy

GREQI– Vrasja e gruas nga bashkëshorti shqiptar është ngjarja e radhës që ka tronditur opinionin publik në vendin fqinjë. Media greke “Protothema” i ka dedikuar një artikull gjithë historisë së çiftit shqiptar dhe neglizhencën e Policisë në lidhje me ankesat që kishin bërë fqinjët. Më 11 korrik, fqinjët kishin dëgjuar se i riu po dhunonte bashkëshorten, ndaj edhe njoftuan në Komisariatin e Policisë, por patrulla nuk u ngjit kurrë për në banesën e çiftit për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur.

Ministria e Brendshme, që në Greqi njihet si Ministria e Mbrojtjes Civile, ka dhënë një shpjegim për sjelljen e efektivëve duke shtuar se do të nisë një hetim ndaj tyre për moskryrerje të detyrës.  

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes Civile:

Policia është e detyruar të kryejë detyrën e saj, dhe në të vërtetë shumica dërrmuese e efektivëve e kryejnë atë me ndërgjegje të pastër dhe vetëmohim, në të gjitha rrethanat, ditë e natë, sa herë që qytetarët kanë nevojë për ndihmën e tyre. Për ata oficerë policie që nuk e kuptojnë këtë, nuk ka vend në Policinë Greke. Lidhur me ankesat për incidentin e dhunës në familje në Daphne, vihen re: Dy efektivëvët nuk reaguan siç duhet edhe pse nga qendra sinjali ishte dhënë me përparësi të lartë.

Ndërkohë, postimi profetik në faqen personale në Facebook të qiramarrësja e pallatit, ku jetonte autori shqiptar 40-vjeçar dhe gruaja e tij e vrarë 31-vjeçare, ka shkaktuar tronditje të ndjekësve të tij.

“Sonte unë thirra bëra detyrën time për të denoncuar dhunën në familje në një apartament fqinj ku jeton edhe një i mitur. Patrulla erdhi pas 25 minutash, ata as nuk u shqetësuan të zbresin nga makina, thjesht hapën dritaret dhe u larguan! Kur të ketë vrasje më parë do të lajmërojmë mediat sesa ju,”-shkruan ajo duke i shokuar të gjithë. 

Autori i vrasjes, drejtonte biznesin e tij në sheshin Haravgi në Daphne për disa vite dhe së bashku me të ndjerën ishin prindër të një djali të mitur. Sipas fqinjëve, çifti nuk ishte shumë i shoqërueshëm dhe përveç përshëndetjeve rutinë shmangnin çdo kontakt me ta, ndaj dhe askush nuk ua dinte as emrat. 

Marrë nga Protothema 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari vret gruan ne greqi greqi shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2021, 17:51

Mbytet një person në plazhin e Tales në Lezhë

LEZHË– Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30. Mës...