Politike

“Në shtator në Parlament pa Berishën!”, ish-kryeministri shfaqet sot në televizion, çfarë pritet të thotë?

30 Korrik 2021, 15:53 Nga DOSJA
“Në shtator në Parlament pa Berishën!”,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të shfaqet sot në televizion pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi Lulzim Bashës se ish-kreu i PD-së, tashmë i shpallur non-grata, nuk duhet të jetë pjesë e parlamentit të ri.

Mësohet se Berisha do të flasë në “Ora News” përballë gazetares Beti Njuma lidhur me betejën ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Po ashtu, ish-kryeministri do të komentojë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.  Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar deklaratë fyese, ultimatumin e bërë ambasadorja. Berisha shkruajti se Kim kërkoi që ai të mos futet në Parlament në muajin shtator, duke dhunuar në mënyrë flagrante misionin e saj.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll