Politike

“Mos u fut në Parlament”, Berisha nuk ‘i bindet’ Kim: Nuk i zhgënjej zgjedhësit, ftoj Ramën të votojmë ligjin e Ve

30 Korrik 2021, 14:32 Nga DOSJA
“Mos u fut në Parlament”, Berisha nuk ‘i bindet’

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një deklaratë fyese, ultimatumin e bërë sot nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranëm Yuri Kim, nga dera e selisë blu. Në një njoftim shtypi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Kim kërkoi që ai të mos futet në Parlament në muajin shtator, duke dhunuar në mënyrë flagrante misionin e saj.

Përsa i përket shpalljes së tij non-grata nga SHBA-të, Berisha shkruan se deri më tani nuk është publikuar asnjë provë që të vërtetojë akuzat, kështu që ai nuk do ta tradhëtojë besimin që i kanë dhënë qytetarët për ta zgjedhur si deputet e për rrjedhojë do të futet në Parlament. Por, ai fton Ramën që të votojnë ligjin e Vettingut të politikanëve në Kuvendin e ri. Ish-kryeministri, termin bar të përmendur nga Kim e cilëson si një ofendim për demokratët, teksa shton se këtë fjalë e kanë dëgjuar vetëm në diktaturë.

Deklatata e plote e Sali Berishes

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon: Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare. Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi. Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve. Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe. Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll