Politike

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës, Balluku: Investimi do të kushtojë 37 milionë euro

30 Korrik 2021, 13:57 Nga DOSJA
Hapet gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të

TIRANË– Është hapur gara për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një konference për mediat. Balluku tha se gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë duke filluar nga data 2 gusht deri në datë 23 shtator 2021 dhe do të jetë një investim privat që do të kushtojë 37 milionë euro.

Pas kontratës së re të firmosur nga qeveria dhe koncensionari i aeroportit të Tiranës, pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin duke kryer fluturime përditë. Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë”, tha Balluku.

Ministrja shtoi se investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive por procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjensinë e Shpronsimeve. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aeroporti i sarandes aeroporti i sarandes

Sondazh

Poll