Politike

Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë, Presidenti Meta emëron gjyqtarin Asim Vokshi

30 Korrik 2021, 12:41 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë, Presidenti Meta

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e gjyqtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi.

Me datën 23 të këtij muaji Presidenti ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e Vokshit si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë. Ai është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Dekreti për emërimin e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë:

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 23.07.2021, të propozimit të përcjellë me shkresën me nr. 3504/2 prot., datë 22.07.2021 dhe Vendimit nr. 322, datë 22.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Asim Vokshi”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 245, datë 9.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të: Dekretoj: Neni 1 Zoti Asim Vokshi emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asim vokshi ilir meta asim vokshi ilir meta

Sondazh

Poll