Rritja e rasteve me Covid-19 në vend vë në pikëpyetje efektivitetin e vaksinave kineze, vendet e Azisë Juglindore po filloj
30 Korrik 2021, 12:13Nga DOSJA
KINË– Një shpërthim i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez të Nanjing është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, me mediat shtetërore që e quajnë atë “infektimi më i gjerë pas Wuhan”.
Rritja e re e rasteve pozitive me Covid-19 ka bërë që disa në mediat sociale kineze të spekulojnë nëse vaksinat kineze po funksiononin kundër variantit Delta. Nuk është e qartë nëse të infektuarit janë vaksinuar apo jo, por duke konsideruar që Kina ka ecur me hapa të shpejtë në procedurën e vaksinimit lind dyshimi i efektivitetit të vaksinave.
Sipas mediave vendase, një numër i vendeve të Azisë Juglindore të mbështetur te vaksinat kineze kanë njoftuar kohët e fundit se do të bëjnë një ‘përzierje’ dozash ose do të kalojnë në përdorimin e vaksinave të tjera.
OBSH në fillimet e saj tha se studimet treguan se vaksina Sinovac parandaloi sëmundjen simptomatike në 51% të atyre të vaksinuar dhe parandalon shtrimin në spital me 100% për të rriturit e moshës 18 vjeç e lart, kur miratoi vaksinën në qershor.
Më shumë se 80 vende po përdorin vaksinat e Kinës kundër Covid, përfshirë shumë në Azi, mes tyre Indonezia, Tajlanda, Malajzia, Vietnami dhe Filipinet. Sidoqoftë, disa vende që vendosën përdorimin e vaksinave kineze kanë norma të larta të vaksinimit dhe ende po shohin një rritje të numrit të infektimeve.
Një debat mbi efikasitetin e Sinovacit po shfaqet midis Hong Kongut dhe Singaporit, duke i shtuar një shtresë tjetër pasigurie të shumëpritur midis dy qyteteve. Profesor Wallace Lau Chak-sing, këshilltar i panelit të Hong Kongut, mbrojti efikasitetin e vaksinave të prodhuara në Kinë, një ditë pasi qyteti u mor me mungesën e të dhënave në lidhje me efektivitetin e tyre kundër variantit Delta.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Një fqinj i shqiptarit që la të vdekur gruan e tij ditën e sotme në Greqi, ka dhënë deklaratë për media ku ka folur për çiftin.Protothema raporton...
SERBI- Milena Popovic ka treguar se si e ka lëshuar sallën e kuvendit të Serbisë në të cilën Vuçiq po mbante fjalim, pasi e kishte kuptuar se në të njëjt...
KOSOVË-Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, bëri të ditur se nga të dhënat e fundit rezul...
KOSOVË- Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci, ka njoftuar se për të përkrahur fermerët këtë vitë do të ndahen 50 milion euro. Me anë të një statusi ...
KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se iniciativa e “Mini-Shengenit” që dje u riemëruar “Open Balkan” është projekt politik para se t...
ITALI– Federico Mollicone, deputet i Fratelli D’Italia, u bë protagonist i një ‘sprinti’ në sallën e Dhomës së deputetëve për ti shpëtuar nëpunësve të Montecito...
KINË– Një shpërthim i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez të Nanjing është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, me mediat shtet...
KROACI– Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, një kosovare ka hipur gabimisht në një autobuz tjetër duke përfunduar në Gjermani.27-vjeçarja është k...