Sport

“Do ju thyejmë këmbët, merrni mijëra euro”, u eleminua nga Laçi, tifozët e Craiovës i bëjnë pritë lojtarë

30 Korrik 2021, 13:40 Nga DOSJA
“Do ju thyejmë këmbët, merrni mijëra euro”, u

RUMANI– Laçi për herë të parë në histori arriti në raundin e tretë të një kompeticioni europian. Bardhezinjtë eliminuan Universitatea Craiovën, një skuadër që vlen e gjitha 20,3 milionë euro, kurse Laçi shkon deri në 3,9 milionë.

Tani bardhezinjtë do të luajnë ndaj skuadrës belge Anderlecht.Tifozët e Craiovas nuk mund të ishin në stadium për shkakun e dënimit që kishin për të shlyer nga UEFA, por menjëherë pas përfundimit të takimit kanë shkuar për të kërkuar llogari te lojtarët.

Fjalët ishin nga më të ashprat ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen. “Merrni mijëra euro në muaj. Turp për ju. Do ju vijmë nga pas kudo të shkoni. Do vijmë edhe në Botosani, do ju thyejmë këmbët”, ishin disa nga frazat e thëna nga tifozët e acaruar kundrejt paraqitjes së lojtarëve të Craiovas.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league craiova laçi conference league craiova laçi

Sondazh

Poll