Sport

VIDEO/ Jessica Fox, sportistja e veçantë në Tokio 2020, prezervativi e ndihmoi të fitonte dy medalje

30 Korrik 2021, 12:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Jessica Fox, sportistja e veçantë në Tokio 2020,

JAPONI-Disa ditë më parë kanoeistja australiane Jessica Fox shpërndau një video në TikTok ku shihej sesi kajaku i saj po riparohej me ndihmën e prezervativave. Në videon e publikuar, shihet një nga anëtarët e saj të ekipit të vendosë një copë karboni, duke e mbështjellur më pas me kondom.

Disa ditë pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale, Jessica fitoi medaljen e saj të parë të artë olimpike në sllallomin e kanosë C1 për ferma dhe bronz në finalen e kanosë K1.”Vë bast se nuk e keni ditur që prezervativët mund të përdoren për riparimin e kajakut, ata kanë elasticitet dhe janë shumë të fortë.” Ishte përshkrimi i Jessica Fox.

 

 

 

A post shared by The Highlights Club (@thehighlightsclubau)

Para se të zbarkonte në Tokio, ajo kishte fituar medalje në dy Olimpiadat e fundit. Fillimisht medaljen e argjendë në Lojërat e Londrës në vitin 2012 dhe bronzin në Olimpiadën e Rio 2016.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport australia jessica fox tokio 2020 australia jessica fox tokio 2020

Sondazh

Poll