Politike

Situata me zjarret në Vlorë, deputeti socialist kritikon Lelin: Lëri qokat, zjarrfikësit nuk kanë nevojë t’u mësoni si

30 Korrik 2021, 11:15 Nga DOSJA
Situata me zjarret në Vlorë, deputeti socialist kritikon Lelin:

VLORË– Situata alarmante me zjarret në Karaburun ka ndezur edhe njëherë ‘zjarrin’ mes  socialistëve dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.  Deputeti i PS-së Ilir Metaj, me anë të një statusi në ‘Facebook’, ka kritikuar Lelin dhe Prefektin e Vlorës për situatën e krijuar. Sipas tij, zjarrfikësit janë lënë vetëm në këtë betejë dhe ata nuk kanë nevojë për ‘qoka’, por për ndihmë.

Reagimi i deputetit Metaj:

Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrfikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”. As të kujtoheni se zjarrfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre. Ata nuk kanë nevojë për qoka! Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të pasur “armët” e nevojshme në kohë lufte. Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore. Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa! Jo qoka! Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita “të suksesshme” jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto). Ose,nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit. Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo. Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë. Kështu i ndihmojmë edhe zjarrfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik. Kështu ndihmojmë Vlorën” shkruan Metaj.

Nga ana e Lelit nuk ka pasur ende asnjë reagim, ndërsa disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në gadishullin e Karaburunit, duke djegur hapësirën e blertë për ditën e tretë radhasi. Flakët që kanë nisur prej ditësh, kanë djegur qindra hektarë me pemë e shkurre, teksa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli ilir metaj zjarr ne karaburun dritan leli ilir metaj zjarr ne karaburun

Sondazh

Poll