Konflikti në Afganistan, Blinken: Ndërhyrja e Kinës mund të ketë pasoja të mira
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se përfshirja e Kinës në Afganistan mund të jetë një gjë e mirë dhe pozitive. BBC shkruan se Blinken u shpreh se nëse Kina është pro një zgjidhjeje paqësore të konfliktit mes Talibanëve dhe Afganëve, është një gjë e mirë. Komentet e tij erdhën pasi përfaqësuesit e Talibanëve vizituan Kinën.
“Askush nuk ka interes në pushtimin ushtarak të vendit nga talebanët, restaurimin e një emirati islamik,” tha Blinken.
Ndërkohë që pas takimit me talebanët, Kina zyrtare tha se ata po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vendosjen e paqes dhe në rindërtimin e Afganistanit. Në një tëeet, zëdhënësi i Talibanëve shkroi se Kina përsëriti angazhimin e saj për zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e paqes.
“Kina përsëriti angazhimin e saj për të vazhduar ndihmën me Afganët dhe tha se ata nuk do të ndërhynin në çështjet e Afganistanit por do të ndihmonin në zgjidhjen e problemeve dhe rivendosjen e paqes në vend”, shkrohet në tëeet.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Kinës tha se do të ndiqte një politikë të mosndërhyrjes në punët e brendshme të Afganistanit.
“Tërheqja e nxituar e trupave amerikane dhe të NATO -s nga Afganistani në fakt shënoi dështimin e politikës amerikane ndaj Afganistanit, dhe populli afgan ka një mundësi të rëndësishme për të stabilizuar dhe zhvilluar vendin e tyre,” tha ajo.
Dhuna është rritur në Afganistan, me talebanët që marrin kontrollin zona të mëdha të vendit, ndërsa SHBA tërheq trupat e saj përpara afatit që është në shtator. Takimi i nivelit të lartë në Kinë sugjeron se talebanët po njihen në një skenë ndërkombëtare si një forcë e madhe politike.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Vrasja e gazetarës investigative, del RAPORTI: Shteti i Maltës është përgjegjës për vdekjen e saj
MALTË- Një hetim publik mbi vrasjen e gazetares investigavite malteze Daphne Caruana Galizia ka zbuluar se shteti i Maltës është përgjegjës për vrajsen e s...
Del në ankand një copë torte nga martesa e Princit Charles dhe Princeshë Dianës, shitet me vlerën 500 paund
BRITANI- Një copë torte nga martesa e Princit Charles dhe Lady Diana Spencer do të dalë në ankand. BBC raporton se copa e tortës mund të shitet për 500 paund.To...
‘Asnjë plan aktual për një sezon tjetër”/ ” X Factor” pas 17 vitesh ndërpret transmetimin
BRITANI- Spektakli “X Factor” do të ndërpresë transmetimin, pas 17 vitesh. Mediat e huaja raportojnë se krijuesi Simon Cowell ka njoftuar se shfaqja e talenteve...
Skandali me përgjimet/ Autoritetet izraelite inspektojnë zyrat e grupit të NSO pas zbulimeve të Pegasus
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë inspektuar zyrat e grupit të mbikëqyrjes NSO Group në përgjigje të hetimit të projektit Pegasus për abuzimet e softuerëve spi...
Të paktën 40 persona dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet në provincën lindore të Afganistanit
AFGANISTAN- Të paktën 40 persona u vranë pasi përmbytjet e mëdha të mërkurën mbrëma shkatërruan mbi 80 shtëpi në rrethin Kamdish të Afganistanit Kku 150 persona...
Botës i shterojnë burimet natyrore në mes të vitit, vendet e zhvilluara tejkalojnë kapacitetet e saj
BOTË– Burimet natyrore tokësore janë gjithmon në kufi të rezervave ndërkohë që njerëzimi kërkon që ti tejkalojë këto kapacitete, sidomos në vendet e ...
2.000 euro për një natë/ Zbardhen bisedat për prostitucion e drogë me pasanikët që vizitojnë Mykonos-in, përfshihen edh
GREQI– Mediat greke kanë ngritur alarmin dhe kanë zbuluar se si funksionin rrejti i kënaqësive të paligjshme dhe njëkohësisht shumë të paguara në Mykonos ku për...
Presidenti francez denoncon karikaturistin që e përshkroi si Hitleri, Var-Matin: U befasove dhe u trondita
FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po ndërmerr veprime ligjore kundër një operatori të reklamave pasi e shfaqi atë në disa postera si diktatori ...
“Mallrat vijnë nga Selaniku, medet”/ Rama përbuz Greqinë nga Shkupi: Një kamioni i duhen 10 orë të vijë në rajon (KO
SHKUP- Tri liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e kanë shfrytëzuar konferencën e sotme për shtyp për të kërkuar nga vendet e tjera të rajonit ...