Aktualitet

E FORTË/ Tri anëtarët e KPK që vendosën për Imerajn ankohen për kryevëzhguesin e OMN: Na ka bërë të ndihemi jokomodë

29 Korrik 2021, 11:14 Nga DOSJA

TIRANË– Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilira dhe Suela Zhegu kanë dërguar një letër kreut të KPK-së. Të tre pretendojnë se janë fyer nga vëzhguesi i Operacinit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs gjatë seancës për verifikimin e prokurores Elisabeta Imeraj. Vëzhguesi ndërkombëtar sjellje jo-profesionale. Na ka ofenduar dhe donte që të influenconte në vendimmarrje. Po ndërhynte jashtë kompetencave,”-shkruhet në letrën që mban datën 30 mars 2021, 5 ditë pas seancës ku Imeraj u konfirmua në detyrë. 

PJESË NGA DEKLARATA: 

Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021.

Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë ne dukje faktin që gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.

Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë qe raste të tilla që demtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëriten më.

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ankesa e trupes se kpk per imerajn elizabeta imeraj theo jacobs ankesa e trupes se kpk per imerajn elizabeta imeraj theo jacobs

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2021, 09:23

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se të gjithë të ...