Bota

Osmani takim me zyrtarin gjerman nga Ministrja e Jashtme: Raportet mes dy vendeve mund të thellohen më tej 

28 Korrik 2021, 19:56 Nga DOSJA
Osmani takim me zyrtarin gjerman nga Ministrja e Jashtme: Raportet mes dy

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane Miguel Berger. Në fjalën e saj, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për ndihmën që i ka dhënë Gjermania popullit të Kosovës. Ai gjithashtu tha se Gjermania është dhe do të mbetet një nga partnerët më të besueshëm të Kosovës.   

“Presidentja Osmani ka përmendur procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar se janë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe se nuk ka arsye për të vonuar edhe më tutje këtë proces. Në këtë kontekst, Presidentja ka theksuar nevojën e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomatik e kulturor. Osmani poashtu ka theksuar se sundimi i ligjit është parakusht për zhvillim të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe e afron vendin tonë më afër Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.

Ndërkohë që Berger nga ana tjetër i shprehu ngushëllimet Presidentes Osmani për tragjedinë e ndodhur, dhe vlerësoi pozitive qasjen e Kosovës drejt BE-së.  

“Nga ana tjetër, z. Berger i ka shprehur ngushëllime Presidentes Osmani për tragjedinë e së dielës në Kroaci. Ai e ka vlerësuar pozitive qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar zhvillim ekonomik dhe përafrim të Kosovës me BE-në. Sipas tij, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai, gjithashtu ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme dhe se janë të gatshëm për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve”, thuhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora miguel berger vjosa osmani miguel berger vjosa osmani

Sondazh

Poll