Bota

Ç’pritet të ndodhë nesër? Zbardhet AXHENDA e Samitit të Shkupit, Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë dy memorand

28 Korrik 2021, 18:41 Nga DOSJA
Ç’pritet të ndodhë nesër? Zbardhet AXHENDA e Samitit

SHKUP– Tre liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë nesër dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.

I dërguari i Top Channel në Shkup, Muhamed Veliu raporton se forumi që do të mbahet nesër është ndarë në tre pjesë. Fjala e 3 lidërve, diskutime me karakter ekonomik dhe ceremonia nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja.

Sipas tij, Zoran Zaev, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama do të paraqesin edhe një vizion politik e ekonomik për një rajon të integruar. Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe BeH, si dhe biznese tjera rajonale.

Nesër në Shkup pritet të mbahet samiti i Shkupit, nën drejtimin e Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Në këtë takim do të mungojë Kosova, pasi kryeministri Albin Kurti e sheh këtë iniciativë si një lëvizje që i shërben më shumë Serbisë sesa vetë Ballkanit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev aleksander vucic edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll