Bota

Humbi motrën dhe mbesën në aksidentin në Kroaci, vëllai: Po vinin në Kosovë për një fejesë që do të mbahej sot

28 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA
Humbi motrën dhe mbesën në aksidentin në Kroaci,

KOSOVË- Vëllai i Valentina Binakaj, e cila ishte një nga viktimat e aksidentiti tragjik të tre ditëve më parë në Kroaci, tha se ajo së bashku me vajzën e saj Erlinden, morën rrugën për në Kosovë, për shkak të një fejese që familja e tyre do të bënte sot. Gazeta Ekspress shkruan se, vëllai i saj tha se e motra kishte humbur jetën në vend, ndërsa vajza e saj, vdiq më vonë nga lëndimet e shumta që kishte.

Në lidhje me ceremoninë mortore, ai tha se shkoi mirë dhe se të gjitha obligimet i ka mbuluar komuna. 

“Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre. Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha dicka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucave, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, tha ai.

LAJM KRYESOR: Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, mijëra qytetarë dalin në pritje, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni erlinda binakaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci valentina binakaj erlinda binakaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci valentina binakaj

Sondazh

Poll