Bota

Zjarri në Patra, 4 persona të lënduar dhe 3 shtëpi të djegura

28 Korrik 2021, 18:35 Nga DOSJA
Zjarri në Patra, 4 persona të lënduar dhe 3 shtëpi të

GREQI- 4 persona të lënduar, tre shtëpi të djegura dhe qindëra familje të evakuuar. Ky është bilanci i zjarreve në Patras të Greqisë. Newsbomb.gr shkruan se zjarret kanë bërë dëme të pakonsiderueshme në disa fshatra të Patras-it, pasi me ndihmën e erës, ata u janë afruar banesave duke shkrumbuar tre të tilla, dhe vendosur në rrezik jetën e banorëve. 

Zjarrfikësit të ndihmuar nga ajri dhe nga banorët e zonës, janë vendosur në dispozicion dhe po mundohen për të shuar flakët. Në Greqi gjithashtu u është bërë thirrje ekipeve mjekësore që të qendrojnë në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët e lënduar. 

Në dispozicion për të shuar zjarrin në Patras janë vendosur 70 zjarrfikës, 25 automjete, 6 aeroplanë dhe 2 helikopterë. Ndërkohë që banorëve që u janë kërkuar të lënë shtëpitë e tyre, kanë refuzuar, për shkak se nuk duan të lënë shtëpitë e tyre të digjen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarri ne greqi zjarri ne patra zjarri ne greqi zjarri ne patra

Sondazh

Poll