Bota

Samiti i Shkupit, Kurti: Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë

28 Korrik 2021, 19:13 Nga DOSJA
Samiti i Shkupit, Kurti: Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë

KOSOVË- Zyra e qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do të takohen liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një përgjigje për Euronews, zyra e kryeministrit tha se qëndrimet e tyre janë të qarta dhe iniciativa e quajtur “Mini-shengen” nuk e ka miratimin e tyre.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, thuhej në përgjigje.

Nesër në Shkup pritet të mbahet samiti i Shkupit, nën drejtimin e Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Në këtë takim do të mungojë Kosova, pasi kryeministri Albin Kurti e sheh këtë iniciativë si një lëvizje që i shërben më shumë Serbisë sesa vetë Ballkanit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal samiti i shkupit samiti i shkupit 29 korrik 2021 albin kurti forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal samiti i shkupit samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll