Sport

Rikthimi në normalitet, Christian Eriksen javën e ardhshme në Milano…

28 Korrik 2021, 14:19 Nga DOSJA
Rikthimi në normalitet, Christian Eriksen javën e ardhshme në

ITALI – Mesfushori i kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e kampionëve të Interit, pritet të jetë në Milano javën e ardhshme, me synim për t’u bashkuar sërish në stërvitje me zikaltrit, që tani drejtohen nga Inzaghi.

Për këtë arsye, raporton ‘Sky Sport Italia’, ai fillimisht do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore të zemrës, për të përjashtuar më pas surprizat dhe dalë në përfundime shkencore, përpara dëshirave subjektive të futbollistit për të nisur përgatitjet me Interin.

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, sikurse dihet, pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës kundër Finalndës në “Euro2020”, mezi pret të shohë dhe bashkohet me shokët e tij të skuadrës zikaltër.

Pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët specialistë do të vendosin hapat e ardhshëm dhe mundësitë për të parë kthimin e tij në fushë në futbollin italian. Zbulimi i arsyes që shkaktoi arrestin kardiak më 12 qershor, do të jetë një nga përparësitë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sky sport italia” christian eriksen euro2020 “sky sport italia” christian eriksen euro2020

Sondazh

Poll