Bota

Gjysma e personave në Britani dalin pozitivë me COVID pas shtrimit në spital, ekspertët akuzojnë qeverinë

28 Korrik 2021, 15:55 Nga DOSJA
Gjysma e personave në Britani dalin pozitivë me COVID pas shtrimit

BRITANI– Më shumë se gjysma e pacientëve në spitalet e Britanisë së Madhe rezultuan pozitivë me COVID, pasi u shtruan në spital. Të dhënat janë publikuar The Telegraph, e cila citon disa dokumente ekskluzive.

Shifrat e marra nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani, vërtetojnë se rastet me covid u zbuluan pasi pacientët iu nënshtruan testeve për koronavirus.

Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme dhe duhet të publikohen vazhdimisht. Kur njerëzit dëgjojnë për shtrimet në spital për Covid, ata supozojnë se Covidi është shkaku i mundshëm, por këto të dhëna tregojnë komplet diçka tjetër. Kjo ka të bëjë me zbulimin e Covid pasi u kërkua testimi”, shprehet profesor i Universitetit të Oksfordit.

Ekspertët kritikojnë qeverinë britanike që nuk ka bërë publike të dhëna të sakta sa i përket kësaj çështjeje. Profesori Heneghan kërkoi që të qartësohej nëse virusi ishte shkaku primar i shtrimit në spital të pacientëve.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne britani the telegraph koronavirusi ne britani the telegraph

Sondazh

Poll