Bota

“Pse e mbani të fshëhtë”/ Deputeti akuzon Ministrin për fshehje të një vjedhje në Kosvoë, Murati shfaqësohe

28 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA
“Pse e mbani të fshëhtë”/ Deputeti akuzon Ministrin

KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrin e Financave, Punës dhe Transfertave, Hekuran Muratin, gjatë seancës së sotme plenare, për fshehje të një vjedhje. Ai ka ngritur dyshime për një vjedhje në Thesarin e Shtetit me vlerë 200 mijë eurosh, dhe akuzoi Ministrin për fshehje të rastit.  

“A ka ndodhur një muaj më parë një vjedhje e ngjashme në thesarin e shtetit prej 200 mijë euro. A janë paguar një kompanie 200 mijë euro edhe pse është mbajtur fshehtë? 2.1 milionëshi nuk është mbajtur fshehur, por e ka marrë vesh krejt bota. Por pse këto 200 mijë euro duhet të mbahen fshehur dhe a ka kallëzime penale për zyrtarët e thesarit që kësaj kompanie ia kanë qitur 200 mijë euro. Emrin e kompanisë e kam këtu, e dini edhe ju. E di që keni qenë në presion, më kanë treguar zyrtarët e ministrisë. Por pse duhet të mbahet fshehur”, tha Haxhiu.

Ndërkohë që, në kundërpërgjigje, Murati tha se Haxhiu po gënjen, ndërsa për rastin në fjalë tha se kjo vjedhje nuk ka ndodhur në Ministri, por në një organizatë tjetër, dhe se po merren me këtë çështje.    

“Një rast i pagesës së dyfishtë për shkak të sistemit ka ndodhur nga një organizatë buxhetore, e cila ka qenë e paligjshme. S’ka ndodhur në Ministri të Financave, ka ndodhur nga një organizatë buxhetore tjetër, jo përmes Thesarit. Ne si Ministri e Financave kemi marrë gjitha masat, gjitha mjetet janë kthyer deri në centin e fundit, rasti është në prokurori. Nuk është fshehur, kemi pasur konferencë për medie lidhur me këtë çështje”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bekim haxhiu hekuran murati bekim haxhiu hekuran murati

Sondazh

Poll