Bota

68 vite nga armëpushimi me Korenë e Jugut/ Edhe pse nuk ka traktat paqeje mbi luftën, Kim Jong Un e feston me fishekzjarre dh

28 Korrik 2021, 12:46 Nga DOSJA
68 vite nga armëpushimi me Korenë e Jugut/ Edhe pse nuk ka traktat

KORE E VERIUT– Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka festuar ditën e sotme 68-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë me një paradë ushtarake ku morën pjesë edhe mijëra veteranë.

DailyMail raporton se të gjithë bënë homazhe para monumentit përkujtimor të asaj që koreano-veriorët e quajnë Lufta për Çlirimin e Atdheut dhe qielli u ndriçua nga fishekzjarrët. Por ndryshe nga viti i kaluar, ai nuk përmendi sistemin bërthamor të  vendit. Ngjarja shënoi nënshkrimin e armëpushimit që i dha fund Luftës Koreane, e cila vuri përballë Veriut kundër Jugut, të mbështetur veçmas nga Kina dhe SH.B.A., në konfliktin 1950-1953.

Ky armëpushim ende nuk është zëvendësuar me një traktat paqeje edhe pse kanë kaluar thuajse 7 dekada, duke e lënë Gadishullin e Koresë në një gjendje teknike lufte, me rreth 28,500 trupa amerikane të vendosur ende në Korenë e Jugut. 

Kim tha se forcat e Veriut janë plotësisht të gatshme për t’u marrë me çdo kërcënim, por ai nuk kishte ndonjë mesazh të drejtpërdrejtë për Jugun ose SHBA. Në ditët e fundit të dy shtetet njoftuan se liderët Kim Jong Un dhe presidenti koreano-jugor Moon Jae-in kanë shkëmbyer disa herë letra me njëri-tjetrin që prej muajit prill, ku kanë vendosur të rinisin kanalet e komunikimit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un kore e veriut kim jong un kore e veriut

Sondazh

Poll