Armenia akuzon Azerbajxhanin se i ka vrarë tre ushtarë në kufi: U provokua shkelja e armëpushimit në kufi
28 Korrik 2021, 12:54Nga DOSJA
ARMENI– Armenia tha se tre ushtarë të saj u vranë nga të shtënat e forcave të Azerbajxhanit në kufi. Ministria armene e Mbrojtjes tha se dy ushtarë të tjerë u plagosën, pasi forcat e armatosura të Azerbajxhanit “provokuan edhe një herë shkeljen e armëpushimit në pjesën verilindore të kufirit Armeni-Azerbajxhan”.
“E gjithë përgjegjësia për përkeqësimin e situatës i takon udhëheqjes ushtarako-politike të Azerbajxhanit”, tha Ministria armene, duke shtuar se ka viktima edhe në anën e Azerbajxhanit.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për përshkallëzimin e situatës. Ajo tha se njësitë e Forcave të Armatosura të Armenisë kanë hapur zjarr në pozicionet e trupave azerbajxhanase, të vendosura në rajonin Kallbaxhar, duke plagosur dy ushtarë azerbajxhanas. Azerbajxhani tha se “Armenia mban përgjegjësinë e plotë” për përshkallëzimin e situatës. Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.
Ky rajon njihej ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990. Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Moska. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORE E VERIUT– Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka festuar ditën e sotme 68-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë me një paradë ushtarake ku mo...
VATIKAN– Një rast mashtrimi dhe përvetësimi që përfshin keqpërdorimin e investimeve të Selisë së Shenjtë filloi në Vatikan të Martën, me një kardinal diku...
Nga e mërkura në Bosnjë e Hercegovinë është i ndaluar me ligj mohimi i gjenocidit në Srebrenicë dhe shkelësit e ligjit mund të dënohen me burgim. Vendimi i Përf...
KOSOVË– Familja Binakaj në Kosovë ka hapur dyert e mortit dhe po pret trupin e dy prej viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci ditë...
SHBA– Christopher Stokes është dënuar më 205 vite burg ditën e sotme dhe me 105 vite shtesë mbikqyrje, pasi vrau të gjithë anëtarët e familjes së tij një ...
Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, si&...
MORINË– Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko ka qenë në Morinë ditën e sotme për të përcjellë trupat e 10 viktimave të shkaktuara nga aksidenti ...
KROACI-Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj- Prljaskaj ka folur rreth tragjedisë që ndodhi të dielën në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona ...