Bota

E rëndë në Rusi! Ariu sulmon dhe ha turistin në parkun kombëtar në sy të tre miqve të tij

28 Korrik 2021, 12:57 Nga DOSJA
E rëndë në Rusi! Ariu sulmon dhe ha turistin në parkun

RUSI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park kombëtar të Rusisë ku një turist 42-vjeçar është sulmuar dhe është ngrënë nga një ari.

Daily Mail raporton se 42-vjeçari Yevgeny Starkov, ishte bashkë me një grup në udhëtim. Ata kishin nisur që t’i paketonin tendat, kur u shfaq ariu. Tre miq të tij shikuan të tmerruar përderisa burri po sulmohej dhe po kafshohej nga kafsha e madhe.

Ata më pas ikën nga vendi i ngjarjes, duke ecur shtatë orë në këmbë për ta ngritur alarmin. Hetuesit nuk po arrijnë të shkojnë në vendin e ngjarjes për shkak të motit të lig në parkun Yergaki, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë.

Anton Shelkunov, i cili po e shoqërontr, tregoi për sulmin e ariut që ndodhi në orën 6 të mëngjesit.

“Filluam t’i paketonim tendat. Ishin dy tenda dhe e ktheva kokën majtas, pashë një ari duke e ngritur kokën, ishte i madh, jargët i rridhnin nga goja. Ariu ulëriu dhe vrapoi drejt nesh. Shikova prapa, ariu ishte duke na ndjekur. U ngjitëm rreth 50 metra dhe e pamë vendin ku ishin tendat. E pamë trupin dhe ariu po qëndronte aty. Po ia copëtonte dhe po ia kafshonte trupin”, tha ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rusi yevgeny starkov rusi yevgeny starkov

Sondazh

Poll