Bota

Vrau para një viti bashkëshorten dhe 4 fëmijët në SHBA, dënohet me 205 vite burgim autori i krimit

28 Korrik 2021, 11:57 Nga DOSJA
Vrau para një viti bashkëshorten dhe 4 fëmijët në SHBA,

SHBA– Christopher Stokes është dënuar më 205 vite burg ditën e sotme dhe me 105 vite shtesë mbikqyrje, pasi vrau të gjithë anëtarët e familjes së tij një vit më parë.

Mediat raportojnë se 44-vjeçari ka vrarë pesë anëtarët e famijes Teresa Thomas, 41 vjeçe, Marcus Stokes, 19 vjeç, Lakeitha Stokes, 17 vjeçe, Tera Agee, 11 vjeçe dhe Demetrious Thomas, 14 vjeç në Wisconsin të SHBA-ve.

44-vjeçari, Christopher Stokes,  u deklarua në qershor,  fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së vet. Para dënimit, Stokes iu dha një mundësi për të folur në gjykatë. Ai  i telefonoi vetë autoritetet pasi vrau pesë anëtarët e familjes.

Nuk e di se çfarë më pushtoi. Diçka thjesht nuk po shkonte mirë. Ishte, nuk e di,” tha Stokes. “Kjo është e vërteta dhe unë nuk mund ta marr mbrapsht. Kam bërë mëkatin më të keq. Meritoj të burgosem. Meritoj çdo dënim. Nuk kërkoj asnjë lehtësim ose diçka të tillë. Asnjë njeri në botë nuk  duhet të kishte bërë, atë që unë bëra. Sapo e masakrova tërë familjen time. Pushka është ende në katin e sipërm me trupat. Sapo e vrava tërë familjen me Mossberg-un tim”, raportohet të ketë thënë autori në bisedën telefonike me shërbimet emergjente.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota christopher stokes demetrious thomas lakeitha stokes tera agee teresa thomas christopher stokes demetrious thomas lakeitha stokes tera agee teresa thomas

Sondazh

Poll