Bota

Humbi gruan dhe vajzën në aksidentin tragjik në Kroaci, flet kryefamiljari: Do të varrosen në Gjakovë

28 Korrik 2021, 12:08 Nga DOSJA
Humbi gruan dhe vajzën në aksidentin tragjik në Kroaci, flet

KOSOVË– Rreth orës 15:00 do të mbërrijnë në Gjakovë, kufomat e 45-vjecares, Valentina Binakaj dhe 18-vjeçares, Erlinda Binakaj, nënë e bijë të cilat humbën jetën 3 ditë më parë në aksidentin tragjik në Kroaci.

Në një intervistë për T7 nga shtëpia e tij, burri i së ndjerës ka njoftuar se përcjellja për në banesën e fundit të dy familjareve të tij do të bëhet rreth orës 19:00.

Pritet që kufomat të arrijnë në shtëpi në ora 15:00, varrimi bëhet në ora 19:00. Gjendja shëndetësore është mirë, gjendja emocionale kuptohet. Faleminderit Qeverisë së Kroacisë dhe qeverisë tonë, na kanë dalë shumë në ndihmë”, ka thënë ai.

Binakaj ka falënderuar shtetin  kroat për ndihmën.

Faleminderit kroatëve, ishalla ua kthejmë për gëzime”, thotë ai.

Ai ka treguar edhe si ka marrë vesh lajmin se dy familjaret e tij kanë ndërruar jetë.

Unë kam qenë në shtëpi, fëmijët i kam nis me autobus, kam pas me ardhë ma vonë për shkak të punës. Në ora 6 të mëngjesit më ka thirrë vajza dhe më ka tregu që ka ndodhë aksidenti. Kam arritë atë ditë në Kroaci, ka ora 5 masdite. Aty e kam marrë vesh që familjarët e mi janë viktima. Do të varrosen në Gjakovë”, shton ai.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, mijëra qytetarë dalin në pritje, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora erlinda binakaj tragjedi ne kroaci valentina binakaj erlinda binakaj tragjedi ne kroaci valentina binakaj

Sondazh

Poll