Bota

21 efektivë policie të rënë në detyre, Ministri i Brendshëm në Kosovë: 26 korriku të shpallet datë përkujtimore 

27 Korrik 2021, 17:23 Nga DOSJA
21 efektivë policie të rënë në detyre, Ministri i

KOSOVË- 26 korriku pritet të shpallet ditë përkujtimore për 21 policët e rënë në detyrë në Kosovë që nga themelimi i policisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se këtë kërkesë ja ka përcjellë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore të 21 policëve.

Ai ka thënë se 21 policë kanë rënë në detyrë në Kosovë që nga themelimi i institucionit të policisë, duke shtuar se ata ranë duke mbrojtur dinjitetin, vlerat demokratike dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai ka shkruar se duke nderuar policët e vrarë, ata kanë nderuar veten.

Postimi i plotë:

Përkundër që gjendem në Kroaci me bashkatdhetarët tanë që kanë pësuar nga aksidenti, në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të 21 zyrtarëve policor të rënë në kryerje të detyrës.

21 zyrtarë policor, kanë rënë për të mbrojtur shtetin tonë, dinjitetin shtetëror dhe vlerat demokratike të shoqërisë sonë. Sot, ne përkujtojmë policët tanë të cilët ranë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Pllaka që u zbulua nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Drejtori i Policisë me 21 emrat e heronjve tanë të gdhendur në të, do të qëndrojë përgjithmonë aty, në oborrin e institucioneve tona.

Ne e kemi obligim institucional e moral, shoqërorë e shtetërorë, individual e kolektiv, që t’i nderojmë policët e rënë me konsideratat më të larta shtetërore. Vetëm duke i nderuar ata, ne nderojmë vetveten! Unë, si Ministër do të angazhohem më të gjitha kapacitete e mia, që Policia e Kosovës të jetë edhe më profesionale, me integritet të lartë dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve, e krahasuar me vendet e botës demokratike.

Kam nderin të bëjë publike kërkesën time zyrtare tek Kryeministri z.Albin Kurti, që datën 26 korrik ta shpallim edhe me ligj të Republikës së Kosovës si datë përkujtimore për policët e rënë në kryerjen e detyrës, e ku çdo vit, do të kujtohen me nderimet më të larta shtetërore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 21 police te rene ne detyre ne kosove 26 korriku dite perkujtimore albin kurti xhelal sveçla 21 police te rene ne detyre ne kosove 26 korriku dite perkujtimore albin kurti xhelal sveçla

Sondazh

Poll