Bota

Viktimat e aksidentit në Kroaci, trupat shkojnë nesër në Kosovë, Latifi: Dy prej tyre duhet tu bëhet autopsia

27 Korrik 2021, 16:55 Nga DOSJA
Viktimat e aksidentit në Kroaci, trupat shkojnë nesër në

KOSOVË- Dy nga 10 viktimat e aksidentit të dy ditëve më parë do t’i nënshtrohen autopsisë, për shkak se nuk kanë dalë familjarë që t’i identifikojnë. Këtë gjë e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ditën e sotme, u kthye nga Kroacia. I pyetur nga KosovaPress, Latifi tha se ditën e djeshme vizitoi spitalin ku qytetarët e aksidentuar po trajtohen. 

“Janë dy qytetarë nga komuna e Rahovecit të lënduar, janë nënë e bijë, të cilat po trajtohen në spitalin e Sllavonski Brod. Kam arritur t’i shoh, t’i vizitoj, por edhe pacientët e tjerë të cilët po trajtohen në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe të veçantë nga ana e gjithë personelit të qytetit Sllovanski Brod. Gjendja e të lënduarve është stabile. Natyrisht dje janë lëshuar 27 nga të lënduarit. Edhe 15 janë duke e marrë trajtimin shëndetësorë… Dy pacientë llogariten që e kanë gjendjen shëndetësore më serioze, por sipas informacioneve të mjekëve ata janë në intensivë por gjendja është stabile”, shprehet Latifi për KP.

Në lidhje me trupat e pajetë ai tha se ata nesër në mëngjes pritet që të kthehen në Kosovë, dhe se varrimi i 8 oprej tyre do të bëhet nesër, ndërsa për dy viktimat e tjera që nuk janë identifikuar duhet që të presin përgjigjet e autopsisë.

“Ne po besojmë që nesër ata do të arrijnë të kthehen në mëngjes në Kosovë dhe po besojmë që varrimi i tetë viktimave të këtij aksidenti të bëhet nesër. Ndërsa, i Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës për shkak se duhet një konfirmim i forenzikës që të merren mostrat për analizat e ADN-së, sapo të konfirmohet gjithçka dhe të kthehen analizat e ADN-së, mund të shtyhet varrimi për një ditë… Për shkak se askush nga familjarët e këtyre dy familjeve nuk ishin në vendin e ngjarjes ose në spital. Kontakti i këtyre dy familje e ka qenë i paarritshëm me institucionet e shtetit kroat, me ambasadën tonë në Kroaci. Unë isha përfaqësues edhe i këtyre dy familjeve. Ata e kanë konfirmuar vdekjen e tyre, sepse janë në listën e të vdekurve edhe Kujtim Kastrati edhe Ahmet Hoxha, por meqenëse nuk e kanë pasur ndonjë nga familja, forenzika duhet të bëjë analizat dhe të riverifikohet edhe një herë se a janë trupat e pajetë të Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës”, tregon ai.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Sot kthehen në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të plagosur dalin nga spitali, shoferi vendosen në pranga: Burg për 30 ditë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci smajl latifi tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci smajl latifi tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll