Bota

U nisën nga Kroacia, Qeveria e Kosovës: Qytetarët që u lënduan në aksident do të mbërrijnë në vend pas orën 22:00

27 Korrik 2021, 16:43 Nga DOSJA
U nisën nga Kroacia, Qeveria e Kosovës: Qytetarët që u

KOSOVË- Personat e lënduar nga aksidenti i dy ditëve më parë në Kroaci do të mbërrijnë në Kosovë pas orës 22:00. Këtë gjë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, e cila me anë të një njoftimi për mediat ka thënë se ata do të vijnë me transport ajror, dhe më pas do të përcillen drejt të afërmve të tyre. Në lidhje me trupat e viktimave, qeveria ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendëshme është në kontakt me familjet e tyre.   

“Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00. Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashkqytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës”, thuhet në njoftimin e tyre.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Sot kthehen në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të plagosur dalin nga spitali, shoferi vendosen në pranga: Burg për 30 ditë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll