Bota

Sulmi me 8 të vdekur në Atlanta, 22-vjeçari dënohet me burgim për përjetshëm

27 Korrik 2021, 16:13 Nga DOSJA
Sulmi me 8 të vdekur në Atlanta, 22-vjeçari dënohet me

SHBA- Robert Aaron Long, i cili vrau 8 persona në Mars të këtij vitit në SHBA, u dënua me burgim të përjetshëm. The Guardian shkruan se ai është akuzuar përveç vrasjes, edhe për akuza terrorizmi, dhe urrejtje nga aziatikëve, pasi gjashtë nga 8 viktimat e tij ishin me origjinë aziatike.

Ndërkohë që prokurori i çështjes tha se i pandehuri nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajit, duke pranuar të gjitha akuzat që i kanë rënë. Në deklaratën që ai nënshkroi, pranoi akuzat për vrasje nga keqdashja, vrasje kriminale dhe përpjekje për të kryer vrasje dhe sulm të rëndë.

Por çfarë ndodhi në Atlanta në muajin Mars?

Në muajin Mars në Atlanta 8 persona u vranë nga një 22-vjeçar. Sipas raporteve të policisë 6 nga 8 viktimat ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë.

Policia ka thënë se sulmet filluan kur Long gjuajti dhe vrau katër persona, tre prej tyre gra dhe dy me origjinë aziatike, në Youngs Asian Massage pak para orës 5 pasdite në 16 Mars 2020. Ai gjithashtu qëlloi dhe plagosi një person të pestë, thonë ata. Long pastaj shkoi në jug për në Atlanta, ku ai qëlloi dhe vrau tre gra në Gold Spa para se të kalonte nëpër rrugë në Aromatherapy Spa dhe të qëllonte për vdekje një grua tjetër.Ndërkohë të gjitha viktimat e Atlantës ishin gra me origjinë aziatike.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota robert aaron long sulmi ne atlanta robert aaron long sulmi ne atlanta

Sondazh

Poll